×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti takon Braathu dhe Ahliny, flasin për gjendjen e përgjithshme në Kosovë

    Insajderi
    09 June 2020 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka zhvilluar takime ndaras me ambasadorin e OSBE-së në Prishtinë, Jan Braathu dhe ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, me të cilët bisedoi për gjendjen e përgjithshme në vend.

    Në takimin me ambasadorin Braathu u bisedua për gjendjen e përgjithshme politike në Kosovë si dhe thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

    Kryeministri Hoti, falënderoi ambasadorin Braathu për përkrahjen e OSBE-së për institucionet e Kosovës, duke theksuar vullnetin për bashkëpunim të mëtejmë në avancimin e proceseve, në të cilat mbështetja e OSBE-së është mjaft e rëndësishme.

    Hoti sot ka pritur në takim edhe ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, me të cilën bisedoi për zhvillimet e fundit politike në vend, dialogun rreth marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, proceset integruese euroatlantike etj.

    Me këtë rast, Kryeministri Hoti ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë, në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova në rrugën drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare dhe familjen e madhe evropiane.

    Sipas njoftimit, ambasadorja Karin Hernmarck Ahliny pohoi përkushtimin e vendit të saj për ta mbështetur vendin tonë si në menaxhimin e pandemisë COVID- 19, ashtu edhe në projektet e tjera, sidomos në ato që ndërlidhen me kujdesin për mjedisin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark