×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hoti tregon çka biseduan me emisarin Lajçak

    Insajderi
    02 March 2021 - 10:17

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak, kanë biseduar për këtë proces dhe fazën përfundimtare të tij.

    Hoti ka theksuar se nga korriku i vitit të kaluar, dialogu ka rifilluar mbi bazën e tri parimeve, njohjën reciproke, sovraniteti i panegociueshëm dhe paprekshmëria e Kushtetutës.

    “Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z. Miroslav Lajçak falënderova për bashkëpunimin e deritanishëm në ndërmjetësimin e procesit të dialogut me Serbinë dhe i dëshirova sukses në finalizimin e këtij procesi”.

    “Prej  korrikut 2020, dialogu rifilloi mbi tri parimet bazë:  do të diskutohet për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke,  sovraniteti e integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm,  ndërsa Kushtetuta e Kosovës është e paprekshme”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.  /Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    29 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark