×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti uron Ditën e Alfabetit: Fishta, Mjeda e intelektualë tjerë jetësuan ëndrren për një alfabet të njësuar të gjuhës shqipe

    Insajderi
    22 November 2020 - 17:15

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar 22 nëntorin, Ditën e Alfabetit, duke e quajtur një ndër datat me të rëndësishme të kombit shqiptar.

    “22 Nëntori – Dita e Alfabetit është një ndër datat më të rëndësishme të historisë së kombit tonë”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.

    Kreu i ekzekutivit ka theksuar se intelektualë të shumë si Mjeda, Fishta, Zavalani e të tjerë jetësuan ëndërren e kahmotshme për një alfabet të njësuar të gjuhës shqipe.

    “Kongresi i Manastirit i vitit 1908, me Fishtën, Mjedjen, Zavalanin, Qiriazin e intelektualë të tjerë të shquar të kohës, unifikoi përgjithmonë shkronjën shqipe, duke e jetësuar ëndrren e kahmotshme të brezave për një alfabet të njësuar të gjuhës shqipe”, ka shkruar Hoti.  /Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark