×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hovenier: Një pjesë e Marrëveshjes së Ohrit ka filluar të zbatohet tashmë

    Insajderi
    30 March 2023 - 18:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Jeffrey Hovenier ka thënë se tashmë Marrëveshja e arritur në Ohër treguar se ka filluar të zbatohet.

    Diplomati amerikan ka thënë se SHBA-ja beson fuqishëm se marrëveshja duhet të zbatohet urgjentisht.

    “Para së gjithash, unë do të thoja se një pjesë e marrëveshjes po zbatohet tashmë dhe natyrisht është një proces për të zbatuar të gjithë marrëveshjen. Shtetet e Bashkuara besojnë fuqishëm se marrëveshja duhet të zbatohet urgjentisht dhe ne gjithashtu kemi dëgjuar të njëjtën gjë të thotë edhe kryeministri i Kosovës”, ka thënë Hovenier për T7.

     Ai ka thënë se hapi i radhës është takimi i 4 prillit për të cilin shpreson të jetë një takim i suksesshëm.

    “Hapi tjetër është takimi më 4 prill, e dini se dialogu i Miroslav Lajçakut është një dialog i ri i lehtësuar që po i tërheq kryenegociatorët të bisedojnë pikërisht për ato çështje dhe ne presim një takim të suksesshëm në mënyrë që të ecim përpara zbatimin e marrëveshjes”, ka shtuar Hovenier.

    Takimi i katër prillit është caktuar e konfirmuar nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, dhe do zhvillohet në nivel kryenegociatorësh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark