×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hovenier për kryetarët e veriut: Të mos besojnë se kanë mandat për të bërë ndryshime të mëdha

    Insajderi
    25 May 2023 - 20:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot janë betuar edhe tre kryetarët e tjerë të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit. Por, ambasadori Shteteve të Bashkuara Hovenier, tha se këta nuk duhet të besojnë se kanë mandat për të bërë ndryshime të mëdha.

    Njerëzit më pyesin shumë për këtë: teknikë vs. politikë, por çka dëshiroja të them – gjithashtu mund ta themi politikë vs. administrativë – por çka dëshiroja të them dhe çka ende dëshiroj të them është: mendoj se asnjë nga kryetarët nuk duhet të besojë, me një numër i vogël i votuesve me të drejtë vote ka votuar, në njërën ose mënyrën tjetër, se ata kanë mandat të bëjnë ndryshime të mëdha, se kanë mandat të ndërmarrin një numër nismash, në veçanti nisma që do të ishin shqetësuese për një pjese të një komuniteti”, deklaroi Hovenier në një intervistë për RTV 21.

    Teknikë apo politikë, Hovenier tha se me rëndësi është që, megjithatë, ata t’u shërbejnë qytetarëve, dhe t’u ikin tensioneve.

    “Atë që po provojmë të nxjerrim kur themi teknikë ose administrativ është kjo: shërbejuni qytetarëve tuaj. Ligji i Kosovës kërkon që të ketë kryetar, Ministria e Financave duhet të ketë një partner, Qeveria qendrore duhet të ketë një zyrtar që të kryej funksione të caktuara që të dërgojë para, të bëjë mbështetjen programore, pra bëjeni këtë, përkujdesuni për qytetarët tuaj por bëjeni në një mënyrë që nuk e krijon kundërthënie ose që shkakton tensione. Por më parë bëjuni një burim i zvogëlimit të tensioneve”, tha tutje Hovenier.

    I njëjti kërkoi që qasja e katër kryetarëe të jetë multietnike dhe gjithëpërfshirëse.

    “Dhe disa nga sinjalet e para janë se duket që kryetarët e zgjedhur e kuptojnë se duhet të provojnë të kenë një administrim komunal që është multietnik, që përfaqësojnë përbërjen e komunës. Ky është sinjali i drejtë të cilën ne po e kërkojmë”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark