×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hoxhaj – Kurtit: Kërko falje për dhunën të cilën e keni ushtruar në Kuvend

    Insajderi
    13 February 2023 - 13:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të kërkojë falje dhunën e ushtruar në Kuvend gjatë kundërshtimit të marrëveshjes për Asociacionin në vitin 2013, kur Kurti ishte opozitar.

    Hoxhaj këshilloin Kurtin që të tërhiqet edhe nga etiketimet që ua ka bërë njerëzve si tradhtarë.

    “Po ashtu duhet të tërhiqeni nga të gjitha ato etiketime që iu keni bërë njerëzve duke i cilësuar si tradhtarë”, ka thënë Hoxhaj.

    Për më shumë ai deklaroi se Kurti ishte i sinqertë gjatë prezantimit të çështjes së dialogut.

    “Mendoj që kryeministri ishte shumë i sinqert me ne. Por jam i tmerruar nga ajo që dëgjova nga sinqeriteti i tij, sepse kam pasur pritje të tjera që dialogu do të duhej t’i sjellë Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Hoxhaj.

    Ai ka deklaruar se Serbia vazhdon të jetë shtet armiqësor me Kosovën, duke shtuar se procesi i dialogut ka qenë i vështirë gjithmonë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark