×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hoxhaj: S’ka marrëveshje për njohje të ndërsjellë derisa Kurti s’do dialog serioz e as marrëveshje

    Insajderi
    11 January 2023 - 19:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova nuk do të arrijë një marrëveshje të ndërsjellë me Serbinë derisa Kurti nuk është i interesuar për dialog serioz dhe as për marrëveshje.

    Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka theksuar se vizita e sotme dhe mbështetja amerikane janë parakushte për të bërë një kthesë rrënjësore drejt një marrëveshjeje të domosdoshme.

    Tutje, ai ka shtuar se një mbështetje e tillë është vendimtare meqë Serbia ishte dhe është kundër një marrëveshjeje për njohje të ndërsjellë.

    “Vizita e sotme dhe mbështetja amerikane janë parakushte për të bërë një kthesë rrënjësore drejt një marrëveshjeje të domosdoshme për njohje të ndërsjell me Serbinë. Një mbështetje është vendimtare meqë Serbia ishte dhe është kundër një marrëveshjeje të tillë! Kosova nuk do të arrijë këtë marrëveshje, për sa kohë që z.Kurti nuk është i interesuar as për dialog serioz dhe as për marrëveshje, por është vetëm i interesuar për një simulim të “dialogut” gjatë vitit 2023, sikurse ishte vitin e kaluar”, ka shkruar Hoxhaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark