×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Hulumtimet e fundit rrisin shpresat për një vaksinë kundër COVID-19

    Insajderi
    22 July 2020 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Agjencia Reuters shkruan se ende është larg momenti kur do të dihet nëse ndonjë nga këto përpjekje do të rezultojë me një vaksinë të aftë për të mbrojtur miliarda njerëz, njëherësh për t’i dhënë fund pandemisë së COVID-19, që ka marrë më shumë se 600,000 jetë njerëzish.

    Që të gjitha, do të kërkojnë studime shumë më të gjera për të vërtetuar se mund të parandalojnë infeksionin.

    Vaksina që po zhvillohet nga kompania farmaceutike britanike, AstraZeneca së bashku me një ekip studiuesish nga Universiteti i Oksfordit, shkaktoi një përgjigje imune pa asnjë efekt anësor shqetësues në të gjithë pjesëmarrësit e studimit. Ata pranuan dy doza të vaksinës.

    Ekspertët raportuan se edhe një provë e vaksinës nga ana e CanSino Biologics Inc dhe njësia e kërkimit ushtarak të Kinës, tregoi sukses duke shkaktuar një përgjigje imune në shumicën e 508 vullnetarëve të shëndetshëm që morën një dozë të vaksinës.

    Rreth 77 për qind e vullnetarëve të studimit pësuan efekte anësore si ethe ose dhimbje në vendin e injeksionit, por asnjëri nuk kishte përkeqësim serioz të shëndetit.

    Të dyja vaksinat, ajo e AstraZeneca dhe CanSino, përdorën një virus të padëmshëm të njohur si adenovirus për të injektuar në trupin e njeriut materialin gjenetik të koronavirusit të ri, që shkakton sëmundjen COVID-19.

    Studimet për të dyja vaksinat u botuan në revistën The Lancet më 20 korrik.

    “Në përgjithësi, rezultatet e të dyja provave janë gjerësisht të ngjashme dhe premtuese”, kanë shkruar Naor Bar-Zeev dhe William Moss, dy ekspertë të vaksinave nga Shkolla e Shëndetit Publik, Johns Hopkins Bloomberg.

    Megjithatë, kompania CanSino bëri të ditur se njerëzit të cilët më parë kanë qenë të ekspozuar ndaj virusit që iu është injektuar përmes vaksinës, treguan një reagim më të zvogëluar imunitar.

    Për autorët e studimit, kjo është “pengesa më e madhe”.

    Kompania gjermane BioNTech dhe prodhuesi farmaceutik Pfizer Inc publikuan detaje nga një studim i një lloji tjetër të vaksinës e cila përmban një molekulë qelizore të quajtur acidi ribonukleik (ARN) – e cila ka rol në proteinat trupore.

    Vaksina udhëzon qelizat që imitojnë sipërfaqen e jashtme të koronavirusit. Trupi i njeh këto proteina të ngjashme me virusin si pushtues të huaj dhe më pas mund të krijojë një përgjigje imune kundër virusit aktual.

    Në studimin e bërë në 60 persona të shëndetshëm, vaksina shkaktoi antitrupa neutralizues të virusit. Rezultati ishte në përputhje me një hulumtim të mëparshëm në SHBA.

    Publikimet e fundit, pasojnë ato të kompanisë Moderna Inc, provat e së cilës treguan rezultate të ngjashme. Kjo kompani gjithashtu përdori metodën e acidi ribonukleik (ARN).

    “Është inkurajuese që të gjitha këto vaksina duket se sjellin antitrupa te njerëzit”, tha ish-ndihmësja e drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Marie-Paule Kieny nga instituti francez kërkimor Inserm.

    “Kjo e vërteton faktin se shkenca po ecën përpara shumë shpejt, që është një shenjë e mirë”, tha ajo./rel.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark