×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hulumtimi i Insajderit për skandalin e 7 milionë eurove – ATK kërkon nga Prokuroria të nisë hetimet

    Insajderi
    27 November 2020 - 12:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Administrata Tatimore e Kosovës ka kërkuar nga prokuroria të nisë hetimet për shkrimin hulumtues të Gazetës Insajderi për skandalin e 7 milionë eurove.

    “ATK sot ka dorëzuar kërkesën në Prokurorinë e Shtetit me numër protokolli 12-06-3983 përmes së cilës kërkon nga prokuroria që të hetoj pretendimet e gazetës Insajderi, lidhur me shkrimin e publikuar dje me datë 26.11.2020”, thuhet në njoftimin e ATK, shkruan Gazeta Insajderi.

    “ATK mbetet e gatshme të bashkëpunojë me organet e drejtësisë për sqarimin apo hetimin e çfarëdo rasti përfshirë, si dhe rastin konkret”.

    Gazeta Insajderi ka raportuar dje se si hetim i gjatë i ATK-së e ka ngarkuar me mbi shtatë milionë euro borxhe tatimore NewCo Ferronikelin, kompaninë në pronësi të Saimir Manes.

    Por një proces i dyshimtë, pjesë e të cilit ishte hetuesi që kishte zbuluar skemën e mashtrimit financiar, ia ka fshirë ato.

    Hulumtimi:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark