×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hulumtimi i Insajderit për skandalin e 7 milionë eurove – Hykmete Bajrami kërkon llogari nga ATK

    Insajderi
    27 November 2020 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga Administrata Tatimore e Kosovës, një raport të detajuar lidhur me hulumtimin e Insajderit për heqjen e mbi 7 milionë euro borxhe, oligarkut Saimir Mane.

    “Ministria e Financave ka kërkuar nga ATK raport lidhur me veprimet e ndërmarra nga ATK përkitazi me pretendimet e ngritura nga artikulli i botuar në Gazeta Insajderi, me datë 26.11.2020”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Financave për Insajderin.

    Gazeta ka mësuar se Bajrami këtë shkrese e ka nis qysh dje, menjëherë pas publikimit të shkrimit: Skandal në ATK, shteti ia hoqi mbi 7 milionë euro borxhe oligarkut Mane.

    Gazeta Insajderi ka raportuar dje se si hetim i gjatë i ATK-së e ka ngarkuar me mbi shtatë milionë euro borxhe tatimore NewCo Ferronikelin, kompaninë në pronësi të Saimir Manes.

    Por një proces i dyshimtë, pjesë e të cilit ishte hetuesi që kishte zbuluar skemën e mashtrimit financiar, ia ka fshirë ato.

    Pikërisht për këtë çështje, Administrata Tatimore e Kosovës ka kërkuar nga prokuroria të nisë hetimet për shkrimin hulumtues të Gazetës Insajderi për skandalin e 7 milionë eurove.

    “ATK sot ka dorëzuar kërkesën në Prokurorinë e Shtetit me numër protokolli 12-06-3983 përmes së cilës kërkon nga prokuroria që të hetoj pretendimet e gazetës Insajderi, lidhur me shkrimin e publikuar dje me datë 26.11.2020”, thuhet në njoftimin e ATK, shkruan Gazeta Insajderi.

    “ATK mbetet e gatshme të bashkëpunojë me organet e drejtësisë për sqarimin apo hetimin e çfarëdo rasti përfshirë, si dhe rastin konkret”, thuhet në njoftim, shkruan Insajderi.

    Për këtë çështje sot gjatë ditës Administrata Tatimore e Kosovës e ka njoftuar Ministrinë e Financave.

    “Sot gjatë ditës, MF është informuar se ATK ka kërkuar nga prokuroria e shtetit kërkesë për fillimin e shpejt të procedurave hetimore rreth çështjeve të ngritura në artikull”, thuhet në përgjigjen e MF për Insajderin.

    “Ministria e Financave i bën thirrje prokurorisë së shtetit që rastet e shkeljeve që dëmtojnë buxhetin e shtetit dhe interesin publik të trajtohen me prioritet të lartë”./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark