×
  • Lajme
  • Insajderi

    Humb kontrollin mbi veturë – vdes 22-vjeçari nga Vushtrria

    Insajderi
    23 October 2020 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë mëngjesit të djeshëm një 22-vjeçar nga Vushtrria kishte humbur kontrollin mbi veturën e tij dhe më pas nga lëndimet e marra kishte ndërruar jetë.

    Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës thuhet se viktima ka ndërruar jetë rreth orës 15:50 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), raporton Gazeta Insajderi.

    “Dje rreth orës 15:50, të datës 22 dhjetor 2020, nga Qendra Klinike Universitare Prishtinë, është raportuar se i lënduari  në aksident trafiku I. D., 22 vjeçar,  që ishte në tretman mjekësorë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

    Sipas policisë rasti në fjale është kualifikuar si ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’ ndërsa  trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

    “Aksidenti ka ndodhur me datën 22 dhjetor 2020, në ora 10:05 në rrugën “Ajet Gërguri” Vushtrri, ku vozitësi humb kontrollin mbi veturën dhe shkakton vet-aksident”, ka treguar policia. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark