×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Humbet United, Manchester City është kampion i Premier Ligës angleze

    Insajderi
    11 May 2021 - 21:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Leicester City ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme sonte përballë Manchester United me shifrat 2-1, duke bërë një hap të madh përpara në garën për kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

    “Dhelprat” shënuan të parët me Lukë Thomas në minutën e 10. Manchester United barazoi 5 minuta më pas me Mason Greenwood, pas asistit të një tjetër talenti, Amad Diallo. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.

    Në të dytën Leicester u duk ndjeshëm më i interesuar për ta fituar ndeshjen dhe krijoi më shumë volum në portën e Manchester United. Në minutën e 66, Çalgar Soyuncu shënoi golin e avantazhit për skuadrën e Rodgers. Kjo ishte humbja e parë e United në shtëpi, pas plot 15 muajsh.

    Me këtë triumf, Leicester mban vendin e tretë me 66 pikë, duke mbajtur pas Chelsean, West Ham dhe Liverpool, kur kanë mbetur edhe 2 javë nga fundi. Ndërkohë Manchester United qëndron i qetë në vendin e dytë me 70 pikë, kur ka edhe tre ndeshje për të luajtur.

    Ndërkohë, fitoren e Leicester e gëzon shumë City, që shpallet kampion, duke parë ndeshjen nga televizioni. Skuadra e Guardiolës siguron matematikisht titullin kampion dhe tashmë e gjithë vëmendja shkon te finalja e Champions League.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark