×
  • Lajme
  • Lajme

    Hungaria do të dërgojë ushtarë shtesë në KFOR

    Insajderi
    05 December 2018 - 21:04

    Hungaria do të rrisë për së paku edhe 60 ushtarë numrin e pjesëtarëve të saj në KFOR, në Kosovë. Kjo do të ndodhë deri në verë të vitit të ardhshëm, ka deklaruar ministri i Jashtëm hungarez, Peter Sijarto.

    Aktualisht në misionin e NATO-s në Kosovë janë 398 ushtarë hungarezë.

    Në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel, ministri i Jashtëm hungarez, Peter Sijarto tha se Hungaria do të kandidohet për pozitën e komandantit të KFOR-it në Kosovë pasi t’i skadojë mandati vitin e ardhshëm komandantit italian.

     

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark