×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hykmete Bajrami: Nëse Qeveria s’e heq nenin antikushtetues për komunat, LDK do ta dërgojë Ligjin për Buxhetin në Kushtetuese

    Insajderi
    26 November 2022 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetarët e komunave kanë dalë kundër buxhetit 3.2 miliardësh të Qeverisë së Albin Kurtit. Një pasues të Projektligjit ata e konsiderojnë antikushtetues. Hykmete Bajrami, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë nëse Qeveria s’e heq këtë nen antikushtetues për komunat, LDK do ta dërgojë Ligjin për Buxhetin në Kushtetuese.

    Gazeta Insajderi

    Më 17 nëntor, kryeministri i vendit, Albin Kurti, njoftoi se ka kaluar në parim buxheti prej 3.2 miliardësh për vitin 2023.

    Ai i falënderoi 64 deputetët që e votuan në lexim të parë Projektligjin për Buxhetin e vitit të ardhshëm, që sipas tij reflekton prioritetet e programit të Qeverisë.

    “Më shumë për shëndetësinë me më shumë profesionistë shëndetësorë dhe më shumë buxhet për barna esenciale. Më shumë për bujqësinë. Më shumë për kulturën, rininë dhe sportin dhe më shumë për arsimin. Më shumë për zhvillimin e hershëm të fëmijëve përmes më shumë çerdheve dhe më shumë edukatorë e staf për çerdhe. Më shumë për fëmijët nëpërmjet shtesave për ta dhe më shumë asistentë për fëmijë me aftësi të kufizuar. Më shumë për mbrojtjen dhe sigurinë sepse më shumë për ushtrinë dhe policinë. Më shumë inspektorë. Më shumë rezerva shtetërore. Më shumë për ndërmarrjet publike. Më shumë terminale doganore shtetërore. Më shumë për komunat”, tha Albin Kurti në shkrimin e tij në Facebook, transmeton Gazeta Insajderi.

    E pikërisht komunat kanë dalë kundër buxhetit të qeverisë së Albin Kurtit për shkak të “hyrave vetanake”.

    “Të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe të pashpenzuara, bëhen pjesë e Fondit të Kosovës në bilancin bankar”, thuhet tek Neni 9 i Ligjit të Buxhetit 2023.

    Kjo ka shqetësuar kryetarët, të cilët thonë se më këtë po tentohet që Komunave të ju merren të hyrat vetanake të pa shpenzuara”.

    Hykmete Bajrami, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se ajo çfarë kanë thënë kryetarët e komunave është më se e vërtetë.

    “Në kundërshtim me 2 ligje atë për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë dhe Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal, Qeveria në mënyrë arbitrare me këtë Ligj dëshiron që fondet vetanake të komunave t’i marrë dhe t’i trajtojë si suficit”, ka thënë Bajrami për Gazetën Insajderi.

    Hykmete Bajrami, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila është edhe kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

    Tutje ajo ka ka thënë nëse Qeveria s’e heq këtë nen antikushtetues për komunat, LDK do ta dërgojë Ligjin për Buxhetin në Kushtetuese.

    “Qeveria dhe shumica duhet që ta largojnë nenin që është antikushtetues, nëse kjo nuk ndodhë atëherë Lidhja Demokratike e Kosovës do ta dërgoj këtë Ligj në Kushtetuese”, ka thënë ajo për Gazetën Insajderi.

    Lexo intervistën e plotë të saj për Gazetën Insajderi:

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark