×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hyrja e PDK-së në Qeveri – Gashi jep detaje nëse kanë diskutuar një mundësi të tillë

    Insajderi
    02 December 2020 - 21:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kohwve tw fundit janw shtuar zwrat se Partia Demokratike e Kosovws do tw pwrfshihet nw Qeverinw Hoti, sidomos pas shkuarjes sw kryetarit tw saj, Kadri Veseli dhe presidentin Hashim Thaçi, nw Hagw, si tw akuzuar nga Specialja.

    Por, deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, ka thënë se partia e tij asnjëherë nuk ka diskutuar brenda mbledhjeve të saj futjen në qeveri.

    “Ju siguroj se në asnjë takim të PDK-së nuk është diskutuar për përfshirjen e PDK-së në qeveri. Takimet tona kanë qenë të shkurta”, ka thënë Gashi në T7.

    Tutje, ai tha se ka zëra brenda dhe jashtë që PDK-ja të futet në qeveri. Megjithatë, qëndrimi i PDK’së është që të mbetet në opozitë sipas Gashit.

    “Vullneti i strukturave të PDK-së është të mbetemi në opozitë. Ka zëra nga jashtë dhe brenda që dëshirojnë që PDK’ja të futet në qeveri. Por, qëndrimi i PDK-së është që të mbetemi në opozitë”, shtoi Gashi. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark