Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe Napolit, Elseid Hysaj, ndodhet në New York me bashkëshorten e tij, Florenca Lekstakaj, me rastin e festave të fundvitit.
Ai ka postuar një video në profilin e tij në Instagram ku është duke shëtitur me biçikletë përmes Parkut Qëndror së bashku bashkëshorten.
Në video ai paraqitet si një burrë i zakoneve të vjetra dhe detyron gruan të punojë për të. “Ja ku jam këtu me skllaven time. Po bëjmë një xhiro përmes Parkut qëndror dhe bën shumë ftohtë. Jepi më shpejt! Shpejt! Kështu jemi në burrat, dhe gratë duhet të punojnë për ne. Gëzuar Krishtlindjen!”, thotë Hysaj gjatë videos.