×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hyseni: Bëjmë fushatë pozitive për qytetarët, LDK fiton Prishtinën

    Insajderi
    21 October 2021 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Komunë të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka thënë se fushatë e tij ishte drejtuar kah qytetarët, teksa tha se Përparim Rama do të triumfojë në Prishtinë për shkak të programit dhe ekipit kualitativ që ai ka për kryeqytetin, shkruan Gazeta Insajderi.

    Hyseni, i cili është në balotazh me Shpejtim Bulliqin për Komunën e Podujevës, ka treguar mbështetje për Përparim Ramen në garën e Prishtinës, duke thënë se ai do të fitojë për shkak të programit kualitativ që ka për kryeqytetin.

    “Prishtina do të kthehet tek LDK-ja. Jam i bindur se kemi pasur rritje dhe besojmë tek programi i Përparim Ramës. Preferoj të komunikojë me terma të butë, por me 17 tetor u pa se qytetari e bën zgjidhjen e duhur dhe vlerësimi i tyre është vlerësim real. Duhet të jemi të vëmendshëm”.

    Duke folur për projektet në Komunën e Podujevës, ai përmendi parkun e qytetit, shëndetësinë dhe ujësjellësin si prioritete.

    “Njerëzit e Podujevës nuk kërkojnë asfalt. Planin ynë është bërë nga jashtë sipas nevojave të qytetarëve, nuk e kemi bërë në zyre. Parku i qytetit do të jetë ndër prioritet kryesore të mia.

    “Duhet të bëjmë një hap të madh drejt parandalimit të kancerit dhe diabetit. Një program që diagnostikon qytetarët që në pamje të parë duken të shëndosh”.

    “Do të rrisim kapacitetin e ujësjellësit në komunë. Kemi plane për liqenin akumulues të Pollates”.

    “Gjendja e infrastrukturës është e mirë, është punuar shumë në këtë drejtim”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark