Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni, ka vizituar mbrëmë Klubin Hendbollostik “Llapi”.
“Kalova momente shumë të mira mbrëmë në stërvitjen e Klubit të Hendbollit Llapi”, ka shkruar Hyseni.
Ai është shprehur se ky grup, ka në përbërje profesionistë të spikatur, donatorë që nuk kursejnë asgjë për klubin, ekip të trajnerëve të palodhshëm dhe hendbollistë cilësorë.
“Me kënaqësi i njoftova për programin tonë për rini e sport, veçmas për projektin e Qendrës Multifunksionale, e cila do të vendoset në dispozicion të rinisë dhe sportistëve llapjanë”, tha kandidati për kryetar të Podujevës.