×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hyseni i reagon Abdixhikut: Ndale turrin, jam 100 herë LDK më shumë se ti

    Insajderi
    24 March 2023 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish kryediplomati i Kosovës nga radhët e LDK-së, Skender Hyseni i ka reaguar kryetarit të partisë së tij, Lumir Abdixhikut, pasi ky i fundit tha dje se Hyseni dhe kryeministri Kurti janë bërë bashkë kundër tij.

    Hyseni tha se është 100 herë më shumë LDK se Lumir Abdixhiku, duke shtuar se është mjerim dhe qesharake se si kreu i LDK’së po mundohet ta vendos kundër partisë.

    E konsideroj nën dinjitetin tim të mirrëm me të, Lumir Abdixhikut i them që jam dhe do të jem 100 më LDK se ai! Përpjekja e ti për të më portretuar si njeri kundër LDK-së, vetëm sa shpërfaq mjerimin e tij politik. Përpos që është qesharake, është edhe marrëzi e llojit të vet!“, shkroi ai.

    Tutje, Hyseni i kërkoi Abdixhikut ta ‘ndalë turrin’.

    “Nuk më bënë përshtypje cili është Lumiri si njeri e person! Por, por si lider i LDK-së po! Kurti dje, si gjithnjë e futi në grackë liderin e mjerë të LDK-së, e lideri i LDK-së u përpoq t’i përgjigjej: “Ka mbaruar koha kur VV ka pasë ndikim në LDK”, tha ky Lumiri. Nuk besoj se kjo do koment”, u shpreh Hyseni.

    Po ashtu, ish ministri i jashtëm tha se Vjosa Osmani dhe Abdixhiku e kanë sjellur LDK’në në 12%,

    Është saktësisht mendësia e njësisë së VV-së në LDK, të cilës i printe Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku që e kanë sjellë LDK-në në 12%“, ka shkruar Hyseni.

    Abdixhiku deklaroi dje në një intervistë në RTV Dukagjini se kryeministri Kurti dhe Skender Hyseni janë pozicionuar kundër tij.

    “Nuk e kam pritur që vjen dita që Skender Hyseni dhe Albin Kurti bëhen bashkë kundër meje dhe LDK-së. Por është pozicion bukur interesant”.

    “Kanë një gjë të përbashkët Skender Hyseni e Albin Kurti. Asnjëri nga ta nuk e duan këtë LDK, e as rritjen e LDK-së. Njëri nuk e do se e ka kundërshtarë politikë, derisa tjetri nuk e do për shkak të interesave grupore që kishte pasur aty”, deklaroi Abdixhiku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark