15:39 - 15 Mars 2023

Leader of Kosovo Liberation Army (KLA) veterans' association Hysni Gucati appears in court before the Kosovo Specialist Chambers on charges of obstruction and intimidation for allegedly revealing names of protected witnesses who testified before the special war crimes court, in The Hague, Netherlands October 7, 2021. REUTERS/Piroschka van De Wouw/Pool

Gjykata Speciale ka bërë të ditur se ish-kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, është duke qëndruar në Kosovë në një vizitë te familja e ngushtë.

Specialja ka bërë të ditur për teve1.info se e kanë lejuar këtë vizitë për shkak të arsyeve bindëse humanitare.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, një gjyqtar i vetëm ka udhëzuar Regjistrin që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për z. Gucati për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe nën kujdesin e Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit Michael Doyle.

Ndryshe në shkurt të këtij viti Gjykata e Apelit në Hagë ka vendosur që të ulë dënimin e ish luftërarëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinajt me 3 muaj. Ata do të qëndrojnë në burg 4 vite dhe 3 muaj dhe jo 4 vite e 6 muaj siç ishin dënuar më parë.

Atyre do t’u llogaritet koha e kaluar në paraburgim.