×
  • Showbiz
  • Show

    I biri me fjalë prekëse për të ëmën, regjisoren Vjosa Berisha

    Insajderi
    25 June 2022 - 09:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të enjten (23 qershor ) u njoftuas se ka vdekur regjisorja e njohur nga Kosova, Vjosa Berisha.

    Ajo ishte e diagnostikuar me kancer në vezore që nga viti i kaluar, ndërkohë që së fundmi po trajtohej në Londër, ku edhe vdiq.

    Një reagim për vdekjen e producentes së famshme e ka bërë edhe djali i saj, Lekë Berisha.

    I njëjti ka shpërndarë një sërë fotografish në rrjete sociale, gjersa edhe i ka bërë një dedikim prekës.

    “Deri në përqafimet tona të ardhshme, të dua pafundësisht, përjetësisht e përtej, Ota”, kanë qenë fjalët e të birit.

    Lajmin për vdekjen e Vjosës e kumtoi bashkëshorti i saj, Fatos Berisha, i cili tha se vdiq në spitalin University College Hospital në Londër.

    Lekë përndryshe është fëmija i vetëm i të ndjerës dhe partnerit të saj, Fatosit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark