×
  • Lajme
  • Lajme

    I caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit që ndihmoi në vrasjen e 34-vjeçarit në Podujevë

    Insajderi
    13 September 2023 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një muaj paraburgim ia ka caktuar gjykata të dyshuarit A.S.

    I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”.

    Lajmi u bë i ditur nga Gjykata Themelore e Prishtinës, përmes një njoftimi.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit A.S dhe ka vlerësuar se është përmbushur kriteri, si kusht i veçantë për caktimin e paraburgimit, ngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes së të pandehurit, ndikimi në dëshmitarë si dhe pesha e rëndë e veprës penale, andaj konstatoi së masa e paraburgimit në këtë fazë të procedurës penale është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale”, thuhet në njoftim.

    Të hënën përveç 34-vjeçarit i cili mbeti i vrarë, e plagosur mbeti edhe gruaja e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark