×
  • Showbiz
  • Show

    I dashuri i Jori Dellit bën tatuazh dedikuar asaj, ky është kuptimi

    Insajderi
    26 September 2023 - 14:11

    Modelja Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma po shijojnë romancën, e dedikimet dhe momentet e bukura që kalojnë së bashku nuk ua kanë kursyer as ndjekësve të tyre.

    Këtë herë ata duket se janë arratisur me pushime në një vend emrin e të cilit nuk e ka zbuluar, por kjo pak rëndësi ka për ne, pasi të gjithë jemi të fokusuar të ata të dy.

    Në një fotogaleri në Instagram, Jori shfaqet duke bërë një tatuazh në qafën e të dashurit të saj, që duket të jetë shkronja e parë e emrit të saj.

    Më pas në një foto tjetër, shfaqet Fred De Palma duke i hequr këpucën nga këmba Jorit.  Të gjitha i ka zbuluar vetë modelja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark