×
Show

I dashuri i ri i Dua Lipës peshon 100 milionë dollarë: Kosovarët nisin shakatë – ia përmendin tokën në Bërnicë

Insajderi
30 September 2022 - 15:54
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Derisa vajza jonë, e famshmja Dua Lipa, është në top lajmet botërore për lidhjen e re me – të njohur më shumë si komedianin –  Trever Noah, pasuria e të cilit kap shumën 100 milionë dollarë, në rrjete sociale kjo lidhje po komentohet në forma të ndryshme.

Kjo, sepse në ditën kur veç u mor vesh lajmi për lidhjen e tyre, Noah bëri të ditur se do ta lë shoun e njohur amerikan ‘Daily Show’.

E për këtë, kanë filluar edhe shaka në rrjete sociale, duke iu referuar edhe sagës së mundimshme të familjes Lipa, për ta marrë tokën që dëshironte për ‘Sunny Hill’ në Bërnicë e që për këtë vit, nuk iu bë çarja kësaj pune.

Një shaka që na pëlqeu, është ajo e Agon Maliqit, i cili shkruan:

    “Trevor Noah e la Daily Shoë masi ia shtini lapsin vleres se tokave ne Bernice”.

    Edhe gazetari Berat Buzhala, po e komenton këtë lidhje me një seri statusesh në Facebook, e njërin më poshtë, po e sjellim kështu:

    Pasuria e Trevor Noah eshte 100 milion dollar. Te hyra vjetore 16 milion dollar. I ka ne kame do Nike qe kushtojne rreth 100 dollar.

    Me Nike te 100 dollareve as kusherite e mi prej Çabiqit nuk livritin prej shpise, se tuten mos po koriten ne sheher, le mo keta yjet e tv’ve. Ky ka dale ne date me Dua Lipen qishtu.  Huh.

    Pasuria e Trevor Noah eshte 100 milion dollar. Te hyra vjetore 16 milion dollar. I ka ne kame do Nike qe kushtojne rreth 100 dollar.

    Me Nike te 100 dollareve as kusherite e mi prej Çabiqit nuk livritin prej shpise, se tuten mos po koriten ne sheher, le mo keta yjet e tv’ve. Ky ka dale ne date me Dua Lipen qishtu.  Huh.

    Mediumet prestigjioze botërore, shkruajnë për njeriun e ri në jetën e Dua Lipës, zotëri Trever Noah.

    Dailymail, publikoi fotografi ekskluzive dje, ku dyshja shihehin teksa shkëmbenin puthje.

    Dyshës iu dolën edhe pamjet duke darkuar në një restorant xhamaikan ku pas saj, pasuan puthjet në rrugë.

    Është ende e paqartë se ku u njohën dyshja, 27 vjeçarja Dua Lipa dhe Trever Noah, 38 vjeçari, por kjo vjen vetëm një vit pas Dua Lipa u nda me vëllain më të ri të motrave Hadid, Anwarin.

    Trever Noah, është komedian, shkrimtar, producent dhe komentator politik. Ai është i njohur si autor i ‘The Daily Shoë’ një emision satirik amerikan.

    Për Daily Shoë, Noah bëri të ditur se nuk do ta vazhdojë më programin duke e përshkruar si ‘një udhëtim jashtëzakonisht të këndshëm’ në jetën e tij.

    Sipas Celebrity Netëorth, pasuria e zotit Trevor Noah në vitin 2022, ka arritur shifrën prej 100 milionë dollarësh./Periskopi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark