×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    I dashuri ia shpreh dashurinë Adrianës me fjalët më të ëmbla: Të dua shumë shpirt

    Insajderi
    05 November 2020 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pak ditë më parë, aktorja e njohur nga Gjilani, Adriana Matoshi, zbuloi lidhjen e saj me futbollistin dhe reperin afrikan, Keith Groeneveld, i cili prej disa kohësh jeton në Kosovë.

    Ata të dy përfliteshin prej kohësh për një romancë të mundshme. Megjithatë, artistja tregoi se dashuria është mbi të gjitha dhe se Keith e ka plotësuar atë.

    Së fundmi, Keith ka publikuar një foto krah aktores dhe ka shkruar fjalët më të bukura për të.

    “Dielli im. Ti je ajo që më falë buzëqeshje, ti je ajo që më kë shtyrë të jem version i një personi më të mirë për veten, ti je ajo që ke besuar në mua më shumë se kushdo tjetër, ti je ajo që unë dua. Ti je e mrekullueshme dhe një person shumë i dashur me një zemër të madhe. Një bekim nga Zoti. Të dua shumë shpirt”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark