×
  • Sport
  • Sport

    I elektrizoi tifozët në stadiumin “Diego Armando Maradona”/ Kjo ishte ndërhyrja e Rrahmanit prej “heroi” që shpëtoi gol të sigurt ndaj Romës

    Insajderi
    30 January 2023 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Napoli dje fiton derbin ndaj Romës (2-1) në kuadër të xhiros së 20’të në Serie A.

    Skuadra e drejtuar nga Spalleti, duket se ëndrrën e “shuar” që prej 33 vitesh (titullin e Serie A), do ta realizoj këtë edicon.

    Napoli pas fitores së djeshme, ka kaluar në +13 pikë nga vendi i dytë, duke i jepur një komodiotet të jashtëzakonshëm për pjesën tjetër të sezonit.

    Një nga pikat kyçe të skuadrës së “kaltërtë” është edhe kapteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani.

    Rrahmani që prej rikthimit nga lëndimi, ka startuar gati në çdo ndeshje, duke i ofruar siguri të madhe mbrojtjes së Napolit.

    Edhe dje, mbrojtësi nga Kosova tregoi një paraqitje fenomenale, ku edhe në një rast shpëtoi një gol të sigurt, diçka që elektrizoi stadiumin “Diego Armando Maradona”.

    VIDEO:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark