×
  • Lajme
  • Insajderi

    I emëruari i Biden për sekretar të Shtetit: Duatrokas arritjet e Grenell në dialogun Kosovë-Serbi

    Insajderi
    19 January 2021 - 22:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anthony Blinken, i emëruari për sekretar të Shtetit i presidentit të zgjedhur Joe Biden, ka lavdëruar arritjet e Administratës Trump në dialogun Kosovë-Serbi.

    Derisa po i përgjigjej pyetjeve të anëtarëve të komisionit të Jashtëm të senatit amerikan, në një seancë dëgjimorë që i hap rrugë nisjes së procedurave për miratimin e tij nga senati amerikan, Blinken ka pranuar se marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar është një e arritur e mirë.

    Blinken ka deklaruar se “ka gjëra që mund të bëjmë” për të shtyrë Kosovën përpara, teksa i është përgjigjur pyetjeve të senatorit republikan Ron Johnson lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Administratës Trump për dialogun, raporton Gazeta Insajderi.

    “E përmende punën që është bërë me Kosovën dhe Serbinë. E duartrokas edhe këtë arritje [të administratës Trump, v.j]. Presidenti i zgjedhur, ju e dini që ka qëndruar shumë herë në këto shtete në të kaluarën dhe ai ndan bindjen tuaj për këtë dhe ka gjëra që ne mund të bëjmë për të ndihmuar në lëvizjen e Kosovës përpara dhe me shpresë për të çuar përpara edhe Serbinë”, ka deklaruar Blinken.

    Blinken ka shprehur “pajtim të plotë” edhe për marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, të arritur nga administrata në largim e Shtëpisë së Bardhë.

    Transkripta e plotë e bisedës ndërmjet Ron Johnson dhe Anthony Blinken në seancën e konfirmimit:

    Ron Johnson: “Një gjë shumë e afërt dhe e dashur për mua është marrëveshja ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë. West Mitchell më dërgoi në Kosovë dhe Serbi disa herë dhe, unë nuk dua të fajësoj askënd për këtë, por situata nuk po përmirësohej derisa Rick Grenell u përfshi dhe erdhi me një ide të re. Ka shumë gjëra për të cilat nuk mund të biejmë dakord, por ajo për të cilën mund të biejmë dakord ishte ky përparim ekonomik. Në këtë fushë ne arritëm një marrëveshje. Kjo është një gjë e mirë, apo jo?”

    Anthony Blinken: “Korrekte. Pajtohem”

    “Besoj se asnjë parti nuk ka monopolin në idetë e mira dhe besoj se duke punuar bashkë mund t’i mbledhim të gjitha idetë e mira nga dyja anët. E përmende punën që është bërë me Kosovën dhe Serbinë. E duartrokas edhe këtë arritje. Presidenti i zgjedhur, ju e dini që ka qëndruar shumë herë në këto shtete në të kaluarën dhe ai ndan bindjen tuaj për këtë, si dhe ka gjëra që ne mund të bëjmë për të ndihmuar në lëvizjen e Kosovës përpara dhe me shpresë për të çuar përpara edhe Serbinë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark