×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    I heqi pantollat dhe filloi ta zhvishte me dhunë 80 vjeçaren- Ky është i dyshuari për sulm seksual në Vushtrri

    Insajderi
    25 May 2023 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dje është arrestuar Bujar Bajrami, i njohur edhe si Bugja, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua të moshuar në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.

    Fillimisht, Bajramit i ishte caktuar masa e ndalimit policor, por burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se ai është liruar gjatë ditës së djeshme dhe rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.

    E pas kësaj, më vonë 42-vjeçari është ftuar sërish që të intervistohet dhe më pas Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ai prapë të dërgohet në mbajtje.

    Si ndodhi rasti?

    Bajrami dyshohet se ka hyrë me forcë brenda shtëpisë së 80-vjeçares J.T., e cila ishte e vetme në shtëpinë e saj dhe të njëjtës i ka kërkuar t’ia japë disa para të cilat pretendonte se ia ka borxh.

    Në momentin që viktima ka refuzuar t’ia japë paratë, 42-vjeçari dyshohet se e ka sulmuar fizikisht dhe më pas ka hequr pantallonat e tij dhe ka filluar ta zhvesh me dhunë të moshuarën.

    Viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, ku ka rrëfyer në detaje gjithë tmerrin që e bëri ta përjetojë Bujar Bajrami.

    I dyshuari fillimisht ishte larguar në drejtim të panjohur, ndërsa më vonë është arritur që të arrestohet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark