×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    I jepet lamtumira e fundit arsimtares që u vra nga bashkëshorti në Prishtinë

    Insajderi
    26 November 2022 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot iu dha lamtumira e fundit mësimdhënëses që u vra dje nga bashkëshorti i saj, në Prishtinë.

    Sadije Godeni u varros sot në orën 14:00 në varrezat e qytetit, në Dragodan.

    Viktima 63 vjeçare, ishte arsimtare e gjeografisë në shkollën fillore “Dardania” në kryeqytet.

    Prokuroria Themelore dje informoi se ngjarja ndodhi në orët e hershme të mëngjesit.

    “Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë”, ka deklaruar dje Prokuroria përmes komunikatës.

    Lidhur me këtë rast, pati reagime të shumta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark