×
  • Lajme
  • Fokus 3

    I kërkoi njohjen e Kosovës, Vuçiq nervozohet kur i përmendet politikani austriak

    Insajderi
    12 November 2022 - 09:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic dje nga Parisi i është kundërpërgjigjur eurodeputetit austriak, Lukas Mandl i cili e ka kritikuar për tensionet në veri dhe për kërcënimet që Serbia po ia bën Kosovës.

    Vuçiq është shprehur i nervozuar pas pyetjes që ka marrë rreth Mandl dhe kërkesës së politikanit austriak që Serbia ta njohë Kosovën.

    Kreu i shtetit serb ka thënë se askujt nuk i intereson se çfarë mendon një deputet parlamenti.

    “Ka njerëz edhe në parlamentin tonë që e konsiderojnë Kosovën si shtet të pavarur. Nuk është vetëm Shaip Kamberi. Kujt i intereson se çfarë mendon një deputet i parlamentit”, ka thënë Vuçiq.

    Ai tutje ka shtuar se është e rëndësishme se çfarë thotë një Qeveri, kryeministri apo ministrat.

    “S’jam vërtet i interesuar për atë se çfarë thotë një deputet i parlamentit. Kush është ai s’ka rëndësi”, ka thënë Vuçiq./Express/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark