×
  • Sport
  • Sport

    I kërkoi Ronaldos të bëjë fotografi, por shikoni çfarë ndodhi prapa saj

    Insajderi
    13 November 2018 - 13:41

    Një fotografi e Cristiano Ronaldos me talentin e Milanit, Raoul Bellanova, e ka bërë “horë” një bashkëlojtar të portugezit.

    “Viktima” ishte Girogio Chiellini, që u ekspozua krejtësisht në fotografinë e publikuar, përcjell Insporti

    Ronaldo pozoi me talentin e Milanit, 18-vjeçarin Bellanova, i cili i kërkoi për një fotografi, pas ndeshjes së Milanit kundër Juventusit.

    Juventusi e fitoi 2 me 0 këtë ndeshje, ku Ronaldo ishte realizatori i golit të dytë.

    Por fotoja e Ronaldos me Bellanovan e bërë në zhveshtoren e Juves në ‘San Siro’, e shfaq Giorgio Chiellinin krejtësisht të zhveshur.

    Fansat dhe ndjekësit nuk vonuan me reagimet e tyre në rrjetet sociale, duke qeshur me mbrojtësin e Juventusit.

    Më poshtë keni fotografinë për të cilën bëhet fjalë. /Insporti.com

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark