×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    I larguar në La Liga që në muajin janar, Myrto Uzuni shpallet golashënuesi më i mirë në Hungari

    Insajderi
    13 May 2022 - 08:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tjetër vlerësim vjen për Myrto Uzunin, këtë herë në Hungari.

    Sulmuesi shqiptar është larguar në merkaton e dimrit te Granada në La Liga.

    Ky ishte hapi më i madh për të, ndërsa në ndeshjet e fundit është rritur jo pak niveli, me golin dhe asistin e dhënë në dy takimet e fundit.

    Por Myrto Uzuni është shpallur golashënuesi më i mirë i Kupës së Hungarisë. Pavarësisht kalimit në Spanjë prej disa muajsh, askush nuk e arriti kuotën e 8 golave të shënuara nga lojtari shqiptar. Në fund ishte Ferencvaros që u shpall kampione e Kupës pasi mundi me shifrat 3-0 Paks.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark