×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    I maskuar e me thikë, një person ua merr paratë dy punëtorëve në një pompë derivatesh

    Insajderi
    16 September 2023 - 08:55

    Një person i maskuar e me thikë në dorë ka vjedhur para nga dy punëtorë të një pike karburanti në rrugën “Skënderbeu” në Gjilan mbrëmë pas orës 21:00.

    Policinë e kanë njoftuar vetë punëtorët, të cilët raportuan si ndodhi ngjarja.

    “Viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë, punëtorë në një pikë karburanti, kanë raportuar se një person i dyshuar me maskë në kokë dhe nën kërcënimin e një arme të ftohtë thikë ka grabitur rreth 700-800€ nga punëtori i pompës së derivateve, ndërsa nga punëtorja ka grabitur rreth 100-150€ dhe kishte ikur”, ka njoftuar policia.

    Ajo tha se rasti është duke u hetuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark