×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ​I mbante të izoluara ish bashkëshorten me dy vajzat, arrestohet i dyshuari në Pejë

    Insajderi
    11 October 2022 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës, ka arrestuar një person të dyshimtë në qytetin e Pejës.

    Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, i njëjti është akuzuar për veprat penale “Dhunë nё familje” dhe “ Mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve”.

    “Më datë 10 tetor 2022 rreth orës 18:00, Stacioni Policor Klinё, ka pranuar informacion nga Drejtoria e Zbatimit Ndërkombëtar tё Ligjit, (ILECU) DPP Prishtinë, se njё shtetase austriake sё bashku me dy vajzat e saj, ёshtё duke u mbajtur pa dëshirёn e saj nga ish-bashkёshorti nё shtёpinё e tij nё fshatin Sferkё-Klinё, i cili po ashtu dyshohet se posedon armё zjarri”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    Tutje, policia njofton se gjatё bisedës me prindin e tё dyshuarit, i njëjti pranon se posedon njё armë, karikator i sё njёjtёs armё dhe dyzet e tre copё fishekё.

    Ndërsa, viktima ёshtё intervistuar nё prezencёn avokatit mbrojtёs dhe pёrkthyesit ligjor dhe pas intervistimit me urdhër Prokurorit shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark