I moshës 18-vjeçare dhe pjesë e një grupi terrorist, ky po raportohet të jetë i dyshuari që vrau rreshterin në Kaçanik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I moshës 18-vjeçare dhe pjesë e një grupi terrorist, ky po raportohet të jetë i dyshuari që vrau rreshterin në Kaçanik

    Insajderi
    21 April 2025 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aksioni i Policisë së Kosovës në Kaçanik, i zhvilluar në orët e para të mëngjesit, po vazhdon ende, ndërsa tashmë janë zbardhur detaje të reja lidhur me personat e arrestuar.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar për media se operacioni lidhet drejtpërdrejt me hetimet për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, i cili u ekzekutua pak javë më parë në qendër të Kaçanikut.

    IndeksOnline me burime raporton se ndër shtatë persona të arrestuar është edhe një ish-polic dhe një ish-ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët dyshohet se i janë bashkuar një grupi të organizuar ekstremist.

    Për më tepër, një nga personat kyç të arrestuar është Rejhan Bela, një 18-vjeçar që sipas hetimeve dyshohet si ekzekutori kryesor i rreshterit Lika. Në momentin e kryerjes së krimit, Rejhan Bela ishte vetëm 17 vjeç, por dyshimet janë se vrasja mund të jetë kryer me paramendim dhe si pjesë e planifikimeve të këtij grupi të rrezikshëm.

    Pas arrestimit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor ku pritet të intervistohen nga prokurori i rastit, i cili do të vendosë për masat e mëtejshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark