×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    I ndodh për të disten herë, Joe Biden rrëzohet sërish teksa ngjit shkallët e avionit

    Insajderi
    07 March 2023 - 11:01

    Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e presidentit amerikan Joe Biden, i cili rrëzohet teksa ngjit shkallët e avionit Air Force One në Alabama.

    ‘New York Post’ thekson se kjo është hera e pestë që Joe Biden rrëzohet në shkallët e aeroplanit presidencial, ku incidenti më i fundit ndodhi disa javë më parë, kur ai po largohej nga Polonia pas udhëtimit në Ukrainë.

    Duke u ndalur tek rrëzimet e shpeshta në publik, mediat amerikane ngrenë pikëpyetje mbi gjendjen shëndetësore të presidentit amerikan.

    Këto aksidente kanë shkaktuar reagimin e republikanëve, të cilët akuzojnë Joe Biden se nuk ka aftësinë mendore dhe fizike për të qenë në postin e presidentit të SHBA-ve.

    Mjeku i Biden në raportin e tij prej pesë faqesh mbi gjendjen shëndetësore të presidentit deklaroi në shkurt se presidenti kishte “artrit të lehtë pas frakturës së këmbës dhe neuropati të lehtë periferike ndijore të këmbëve”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark