Para pak kohësh doli në ankand një top bejsbolli i cili është i nënshkruar nga presidenti i Ukrainës, Zelensky.
Shuma e përfituar nga kjo shitje e topit të bejsbollit në ankand, do të dhurohet për qytetarët e zhvendosur nga Ukraina për shkak të luftës.
Ky top u shit për një shifërt të lartë, për afro 50 mijë euro.
Ankandi “RR Auction” i Bostonit bëri të ditur se oferta e cila fitoi për topin e bejsbollit të “Rawlings Major League” ishte afro tri herë më e lartë se sa mendohej.
Sipas “Sky Neës”, shitësi Randy Kaplan do të dhurojë gjithashtu një pjesë të fitimeve të tij.