19:21 - 05 Korrik 2022

Nate Diaz është nevrikosur dhe e ka goditur një gazetar, i cili dukej se po bënte një pyetje të pafajshme.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën mbrëma në prapaskenat e ‘UFC 276’, pasi reporteri thuhet të ketë bërë postime në lidhje me yllin e UFC-së.

37-vjeçari ndodhej në T-Mobile Arena në Las Vegas për të shkuar meçin ndërmjet Israel Adesanya dhe Jared Cannonier.

Pas duelit, atij i ishte afruar gazetari nga Full Send MMA, për të cilin Diaz ka thënë se kishte folur keq për të në Twitter.

Edhe pse fillimisht e lejoi intervistën që të zhvillohej, luftëtari i arteve të përziera marciale ka reaguar shpejt, pasi e ka pyetur në lidhje me Sean O’Malley.

Më i miri i Stocktonit, ai është këtu për ta monitoruar Sugar Sean (O’Malley), apo jo?”, ka thënë gazetari.

Më pas, Diaz i ka pëshpëritur në vesh: “Jo, më mirë ke kujdes me postimet e fundit rreth meje në Twitter”.

Kësaj, gazetari i është përgjigjur: “Oh, e di”.

Nuk dihet me saktësi se çfarë ka shkruar ai për ta sjellë Diazin deri në atë pikë sa ta godiste, edhe pse në rrjetet sociale po spekulohet se incidenti ka qenë i montuar.