×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    I plagosuri është vëllai i gruas që u vra nga ish-burri

    Insajderi
    12 April 2024 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ferizaj ku nga disa të shtëna me armë zjarri ka mbetur e vdekur një grua

    Dyshimet e para janë që gruaja është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj.

    Pas kësaj ka reaguar kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ai tha se janë të tronditur nga ky lajm.

    Teksa ka treguar se i plagosuri është vëllai i viktimës.

    “Të tronditur thellë, morëm lajmin se pak minuta më parë, një bashkëqytetare e jonë është qëlluar për vdekje nga ish bashkëshorti i saj derisa dorasi ka plagosur edhe vëllain e viktimës. Viktima dhe dorasi po merrnin shërbime pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, derisa dorasi ka shtënë mbi viktimën dhe vëllain e saj si dhe ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e këtij institucioni”, ka shkruar ai në “Facebook”.

    Nga Prokuroria Themelore në Ferizaj deklaruan se dyshimet e para janë që gruaja është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj.

    Ndërkohë një dëshmitar i ngjarjes i ka thënë Insajderit se ish-çifti dyshohet se kishin qenë në konflikt për shkak të kujdestarisë së fëmiut.

    I njëjti theksoi se e ka parë fëmijën të moshës rreth 14 vjeçare kur ka dal nga enti social duke qajtë, ndërsa këpucët i kishte të gjakosura.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark