×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    I plagosuri në protestën e 10 shkurtit shofer i Mehajt, floktari i Kurtit e Haxhiut bëhet profesor nga Nagavci

    Insajderi
    10 February 2023 - 21:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aktivistët e vërtetë të Vetëvendosje janë lënë anash nga pushteti i Kurtit. Pozitat me të rëndësishme i kanë marrë ata që s’kanë qenë pjesëmarrës të protestës së madhe.

    Duke nisur nga Armend Muja, dikur kundërshtar i madh i VV’së. Pasuar nga Dimal Basha, një prej kritikëve të mëdhenj të VV’së. Situata ka esklauar deri aty sa edhe frizeri i Kurtit e ministres Haxhiu është bërë profesor nga ministria e Nagavcit.

    Pak ditë më parë u raportua se ministrja Albulena Haxhiu ia bëri një nder frizerit të saj dhe të kryeministrit Kurti, Armend Gashit.

    Bashkëshortja e frizerit Gashi, tashmë është punësuar në një pozitë të lartë në Ministrinë e Drejtësisë.

    Në vendimin e Haxhiut thuhet se Brikena Kelmendi – Gashi do të nisë punën në Divizionin për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

    Emërimi i Kelmendi-Gashit po mohohet të ketë qenë favorizim.

    Të paktën kështu thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë për Gazetën Insajderi.

    Emërimi i kandidates ka qenë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Për të njëjtën çështje, ka pasur interesim të mediave dhe disa herë është përgjigjur Ministria e Drejtësisë, të cilat janë publike”, thuhet në përgjigjen e tyre për Insajderin.

    Koment për këtë punësim nuk kishte as frizeri i Haxhiut, Armendi gruaja e të cilit u punësua në dikaster.

    Nuk kam çka komentoj un, Albulena dhe gruaja (Brikena) jan shoqëruar shum më herët se që e njoh Albulenen”, ka deklaruar ai.

    Por, për të mos e ndalur me kaq, vetë frizeri Gashi u shpërblye edhe nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

    Armend Gashi u punësua në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, si profesor i floktarisë, në një konkurs të shpallur nga ministria e Nagavcit. Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i kësaj qendre, Blerim Gërvalla.

    Ndërsa, ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zenel Zeneli, i plagosur nga Policia rumune në protestën e 10 shkurtit të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje kundër Pakos së Ahtisaarit. Por 10 vite pas, Zeneli ishte emëruar shofer i Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj në Qeverinë e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti në mars të 2021’ës.

    Duke parë këto punësime, duket se janë lënë anash ata që ishin krah Albin Kurtit dhe që kishin shëndrruar në dhunë protestat e shumta të cilat u bënë për kauza të ndryshme që nga vitit 2005.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark