×
  • Showbiz
  • Show

    “I poshtër, i tmerrshëm”, pas deklaratës së të birit kundrejt tij, reagon Brad Pitt

    Insajderi
    22 November 2023 - 12:46

    Ditë më parë është publikuar një ‘Instastory’ i djalit të Brad Pitt dhe Angelina Jolie, Pax, i cili kishte uruar ditëlindjen e të atit me fjalë të rënda, si: i poshtër, i tmerrshëm, turp i klasit botëror.

    “Gëzuar ditën e babait këtij tr*pi të klasit botëror… Herë pas here, ju i vërtetoni vetes se jeni një person i tmerrshëm dhe i poshtër. Ju nuk keni asnjë vlerësim apo ndjeshmëri për 4 fëmijët tuaj më të vegjël që dridhen nga frika kur janë para jush. Nuk do ta kuptoni kurrë dëmin që i keni bërë familjes sime sepse nuk jeni në gjendje ta bëni. Ju ja keni bërë jetën ferr personave më të dashur që unë kam. Ju mund t’i tregoni vetes dhe botës gjithçka që dëshironi, por e vërteta do të dalë një ditë. Pra, gëzuar ditën e baballarëve, o njeri i tmerrshëm…”, kishte shkruar ai.

    Në një mënyrë ose tjetër ai konfirmoi atë që Angelina Jolie pretendoi për sjelljen agresive të yllit të Hollivudit ndaj saj, si dhe ndaj fëmijëve të tyre.

    Pas deklaratës, në reagim ka ardhur edhe nga vetë Pitt. Një burim i afërt me aktorin u shpreh për Page Six se asgjë nga ato që ka shkruar Pax nuk është e vërtetë.

    “Është thjesht për të ardhur keq që njerëzit do të vazhdojnë të përpiqen të përfshijnë fëmijët në të tilla situata”, tha burimi.

    Burimi shtoi se Pitt nuk i ka përmendur fëmijët e tij në media në lidhje me divorcin e vitit 2016 nga Angelina Jolie ose betejën e tyre të vazhdueshme për kujdestarinë – dhe ai do të vazhdojë të heshtë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark