×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    I preu kokën gruas 17-vjeçare, dënohet vetëm me 8 vjet burg, kjo është arsyeja

    Insajderi
    19 January 2023 - 19:36

    Pasi vrau bashkëshorten e tij 17-vjeçare në mënyrë makabre, duke i prerë kokën, një i ri iranian është  dënuar me 8 vite burgim.

    Mësohet se gjykata në Iran vendosi të dënojë me vetëm tetë vite burg autorin, pasi prindërit e viktimës e falën atë.

    Ajo çfarë ka qenë më shumë shokuese, është fakti që autori pa asnjë farë pendese ecte nëpër rrugët e qytetit me kokën e prerë të të shoqes, teksa krenohej nëpër qytet për të ashtuquajturën “vrasje nderi”.

    Sipas raportimeve nga mediat e huaja, mësohet se viktima ishte arratisur në Turqi pasi dyshohet se ishte nënshtruar dhunës në familje nga bashkëshorti i saj, i cili kishte refuzuar kërkesat e saj për divorc.

    Ajo ishte kthyer në Iran disa ditë para vrasjes së saj shkurtin e kaluar, sepse thuhet se kishte marrë garanci nga familja e saj se do të ishte e sigurt.

    Vendimi për dënimin e tij është në përputhje me ligjin iranian, sipas të cilit vrasja me dashje dënohet me vdekje nëse familja e viktimës nuk e fal vrasësin.

    Vrasja e tmerrshme nxiti kërkesa të reja në Iran për një ligj që synon parandalimin e dhunës në familje dhe mbrojtjen e viktimave. Pati gjithashtu thirrje për rritjen e moshës minimale të martesës për fëmijët.

    Aktualisht është vendosur në 13 për vajzat, megjithëse vajzat edhe më të vogla se kaq mund të martohen ligjërisht me pëlqimin gjyqësor dhe prindëror.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark