×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    I publikoi një bisedë ”facebook-u”, muzikanti shqiptar i reagon Adriana Matoshit: Kjo është e vërteta dhe keqpërdorimi i saj

    Insajderi
    22 September 2023 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Adriana Matoshi ka publikuar një bisedë private të Facebook-ut.

    Bëhet fjalë për një koment që psikologu, Kreshnik Avdiu i kishte bërë asaj kohë më parë.

    May be an image of 3 people and text that says '564 Like 34 comments 1 share Comment Share Kreshnik Avdiu Haj medet. lumi une per juve Like Reply'
    May be an image of 1 person and text

    Më poshtë, reagimi i Avdiut:

    REAGIM PUBLIK NDAJ ADRIANËS

    Adriana Matoshi është deputete në Kuvendin e Kosovës dhe aktore e njohur. Si aktore e kam çmuar shumë, por jo domosdoshmërisht duhet të pajtohem me bindjet e saja politike. Unë kam të drejtë të mospajtohem politikisht dhe ta kundërshtoj publikisht, apo jo? Normalisht, pa e ofenduar. PRA, THKESOJ SE NUK E KAM OFENDUAR! Në një foto të saj me Kryeministrin, të cilin e kishte glorifikuar, i kam komentuar: “HAJ MEDET, I LUMI UNË PËR JUVE”.

    Adriana, si duket, qenka mllefosur dhe ofenduar shumë, andaj paska vendosur të më “turpërojë” me një publikim të një “komplimenti” privat që ia kam bërë përmes facebook messenger-it. Pra, në një story të saj në fund të Tetorit të 2020-ës, i kam komentuar “SO BEAUTIFUL”. E dimë që story-t humbasin pas 24 orëve, andaj ajo shfrytëzon rastin të publikojë mesazhin apo komentin tim, kinse unë qenkam “shkri” në privat, ndërsa paskam ofenduar publikisht. As njëra e as tjetra nuk janë të vërteta! Më poshtë do të lexoni për arsyen dhe mënyrën e komentit tim! Më ishte drejtuar me “hoxhë” dhe më kishte këshilluar që të “koncentrohem”. Unë nuk jam as hoxhë dhe as nuk kam nevojë për ndonjëfarë koncentrimi, çkado që do të thotë ajo në gjuhën e “asfaltuar”. Mendoj që tendencat e tilla për t’i paraqitur hoxhët si njerëz që shkrihen privatisht është e ulët dhe qëllimkeqe. Të jesh hoxhë është nder i madh, por mendoj që ajo nuk e di!

    CILA ËSHTË E VËRTETA DHE ÇKA KA KEQPËRDORUR AJO ME KËTË RAST?!

    – Adriana kalonte nëpër një periudhë jo shumë të mirë nga fyerjet raciste, edhe prej njerëzve që sot e lavdërojnë. Kjo kishte të bëjë me lidhjen e saj me një djalosh.

    – Adriana përballej me një problem shëndetësor,  të cilin falë Zotit e kaloi, e për shërimin e saj u gëzuam të gjithë.

    – Adriana është një grua që sfidave të jetës u ka bërë ballë me qëndresë e me sakrifica. Kjo gjë dihet publikisht.

    – Mbi të gjitha, Adriana është një nanë, fakt ky që e ngrit në piedestal. Më të ndieshëm e bën fakti që ajo, me sa dimë ne si publik, është grua e divorcuar, andaj e dimë se ç’do të thotë të jesh “single mother”, shtoja këtu sfidat e lartpërmendura.

    Fotografia për të cilën e kam komentuar, ka qenë Adriana me vajzat e saj. Ka qenë diçka shumë motivuese dhe e ndieshme.

    Edhe po të kishte qenë foto solo, komenti im nuk ka të bëjë me shkrirje, as nuk paraqet diçka të tillë. Sidoqoftë, e çmoj për vetëvlerësimin e saj, por mendoj që e ka shfaqur paksa të super-tepruar, e për të cilin unë nuk jam aspak gjykues! Kjo motra jonë, nuk është se njihet për ndonjë super-dukje atraktive, që do t’ua hiqte trurin njerëzve dhe do i nxirrte nga vetja.

    Upss! Adriana Matoshi i publikon mesazhin muzikantit shqiptar, në koment e ofendoi, privat i thur lavde - AfterParty

    Unë, jam i shkolluar mirë në fushën e psikologjisë, i licencuar si klinicist; Autor i shumë veprave muzikore, monologjeve e tregimeve të ndryshme, krejt këto të mbrojtura nga Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave Autoriale me seli në Mbretërinë e Bashkuar . Njihem si fetar, e fetarizmi im është krenaria ime më e madhe e jetës, andaj nuk dua t’a zbres nivelin dhe të mirrem me këtë grua më tutje. Për situatat e saj kam ndierë dhimbje e mërzi, e nuk jam pishman asnjëherë. Do ndieja dhimbje e mërzi përsëri po të ballafaqohej prapë me ndonjë sfidë, gjë që nuk ia dëshiroj asnjëherë. Fjalët e hallkut dhe gjykimet e paragjykimet nuk mundet askush t’i ndalë! As keqpërdorimin e mirësisë dhe respektit jo!

    Siç jeni në dijeni, me ligj gëzojmë edhe të drejtën ligjore që të mbrohemi nga fyerjet dhe ofendimet publike, por për arsyet që i përmenda më sipër, pavarësisht se “zonja apo zonjusha deputete” ka drejtuar fyerje ndaj meje, unë do ta kursej sepse edhe ndoshta mund ta kuptoj ekzaltimin e shfaqur me idhullin e saj!

    Me respekt,

    Kreshnik Avdiu

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark