×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    I shërbeu një gruaje pa shami, e pëson menaxheri i bankës në Iran

    Insajderi
    27 November 2022 - 12:10

    Një menaxher banke në Iran është shkarkuar nga autoritetet e vendit pasi i ka shërbyer një gruaje që nuk mbante hixhab, pasi përdorimi i saj është i detyrueshëm nën regjimin teokratik të vendosur pas Revolucionit Islamik të vitit 1979.

    “Menaxheri i një banke në provincën e Qom i ofroi shërbime bankare të enjten një gruaje që nuk mbante hixhab, ai u hoq nga detyra me urdhër të guvernatorit”, njoftoi zëvendës guvernatori i Qomit, Ahmad Hajizadeh, në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Mehr.

    Shkarkimi i menaxherit të bankës vjen pasi Irani është tronditur nga protesta të shumta për vdekjen më 16 shtator të Maksha Amini , një 22-vjeçare iraniane me origjinë kurde, i cili ishte arrestuar tre ditë më parë në Teheran nga policia morale duke mos veshur ne mënyrën e duhur hixhabin për shkelje të kodit të rreptë të veshjes së Republikës Islamike.

    Agjencia e lajmeve Mehr raportoi se “videoja e kësaj vajze pa hixhab shkaktoi shumë reagime në rrjetet sociale”. “Zbatimi i ligjit të hixhabit në institucionet qeveritare është përgjegjësi e drejtorit të tyre,” vuri në dukje Hajizadeh. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark