×
  • Lajme
  • Sport
  • Insajderi

    I suspenduan federatën, Haliti flet për telashet me KOK-un e Ministrinë e Sportit

    Insajderi
    29 May 2022 - 22:18

    Asambleja e Punës e Komitetit Olimpik të Kosovës u shënua me pakënaqësi. 31 delegatë lëshuan mbledhjen me ankesën për parregullsi. Përplasjet e akuzat nuk munguan.

    InDoks, ekskluzivisht për herë të parë sjell pamjet dhe debatin e ashpër që u bë brenda KOK-ut.

    Për InDoks për telashet me Komitetin Olimpik të Kosovës ka folur edhe Kryetari i Federatës së Notit, Astrit Haliti.

    Federata e tij është suspenduar nga Bordi Ekzekutiv i KOK-it sipas tij pa asnjë arsye.

    “Federata nuk është suspenduar nga asambleja por nga Bordi i KOK-ut ndërkohë që asambleja e fundit ka qenë me disa shkelje statutore ne kemi pasur disa kërkesa paraprakisht në bazë të rregulloreve të KOK-ut të cilat nuk janë marrë për bazë nga Bordi aktual i KOK-ut. Dhe në kuadër të këtyre arsyeve që ka qenë një numër i konsiderueshëm e kanë lëshu asamblenë pas një periudhe kohore kur është parë që nuk po respektohet statuti dhe rregullorja e Kuvendit”, u shpreh Haliti.

    “Ndërkohë që pjesa e suspendimit të federatë të Notit të Kosovës ka ardhë për shkak të një gjoja një vendimit të KAS-it që është Këshilli i Arbitrazhit Sportiv që është brenda KOK-ut, e që ka marrë një vendim për ne të pa arsyeshëm, vendim skandaloz duke e urdhëruar Federatën e Notit që të pranojë 6 klube me te drejta të plota pa bërë një aplikim në Federatë. Ju e dini që Federata e Notit ka pasur zgjedhje në vitin 2021, në mars dhe nga ajo kohë e tash asnjë prej klubeve të cilat Arbitrazhi Sportiv e sugjeron ose urdhëron Federatën ti pranojë nuk është paraqit në federatë për tu pranuar si anëtar i rregullte”, ka thënë ai.

    AI ka treguar që pos me KOK-un, telashe po kanë edhe me Ministrinë që drejtohet nga Hajrullah Çeku.

    “Me 10 maj ka ardhë vendimi i njëjti nuk është publikuar as në ëeb faqen të KOK-ut as nuk është publikuar në Facebook ose në rrjetet sociale ku zakonisht i publikojnë vendimet por të njëjtin vendim normalisht që ne ia kemi dërguar gjithë kuvendarëve të Kuvendit të KOK-ut, gjitha mediave në mënyrë që të jenë të informuar njerëzit për atë se çka ka ndodh e po ndodh në kontunitet sigurisht do ta informojmë edhe Federatën Botërore edhe Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në mënyrë që edhe ata të dinë se cila është arsyeja e saktë e këtij suspendimi”, deklaron kryetari i Federatës së Notit.

    Ministria e Sportit i ka dhënë një letër i ka dërgu KAS-it, të njëjtën letër e kemi kërkuar tek udhëheqësi i departamentit të Sportit i cili dy herë është kërkuar me imell. Ka qenë edhe në një emision direkt ku ka thënë që atë letër nuk e jepi asnjëherë edhe me i pas edhe 100 vjet, nuk e mbajë mend sakte qysh… e keqja është që ne nuk iu kemi drejtu askujt personalisht por institucioneve të cilat janë të të gjithëve, njerëzve që janë qytetarë të Kosovës dhe për të njëjtën e kemi kërkuar edhe nga sekretari i ministrisë por i njëjti ende nuk na ka ftu që ta marrim letrën e cila iu ka dhënë KAS-it”.

    “Ne dëshirojmë ta kemi letrën nuk kemi paragjykimi nëse letra është e falsifikume ose është origjinale. Por dëshirojmë ta kemi se është lëshuar nga një institucion publik. Letra thotë që klubet i kanë plotësuar të gjitha kushtet dhe kriteret çka nuk është punë e ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me paragjyku nëse i kanë plotësu ose jo kushtet përndryshe ato do të licencoheshin në ministrinë e Sportit dhe jo në Federatën e Notit”, u shpreh ai për InDoks.

    InDoks i ka kërkuar që të intervistojë dikë nga menaxhmenti aktual i KOK, ose të marrë përgjigje për çështjet që janë ngritur në videot që janë transmetuar ekskluzivisht në këtë episod e pretendimet e të intervistuarve, por nga KOK-u është pranuar vetëm një përgjigje që ata i kanë kthyer kohë më parë një personi tjetër.

    Në anën tjetër është kontaktuar edhe Ministria e Sportit por as këta të fundit nuk kanë dhënë asnjë përgjigje lidhur me pretendimet e ngritura.

    InDoks | Komiteti i Akuzave – Si u la jashtë KOK-ut edhe Majlinda Kelmendi:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark