×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ia mori paratë dhe e mashtroi se do t’ia rregullonte një vizë, arrestohet istogasi

    Insajderi
    09 March 2022 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në fshatin Muzhevinë e Istogut, meqenëse i njëjti ka mashtruar një burrë tjetër se do t’ia rregullojë një vizë sllovene dhe ia kishte marrë paratë.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Me 08.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka mashtruar viktimën mashkull kosovar se do t’i rregullojë në vizë sllovene, i ka marrë paratë dhe nuk ka rregulluar vizën.  Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoj policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark