×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ia refuzoi kërkesën PZAP-ja, kandidatja e LDK-së do t’i drejtohet Supremes

    Insajderi
    08 March 2021 - 11:02

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka refuzuar ankesën e Ish-deputetes së LDK-së, Lirije Kajtazi, me pretendimet se ka pasur parregullsi në pesë vendvotime.

    PZAP këtë vendim e ka marrë për shkak sipas tyre, Kajtazi nuk ka ofruar dëshmi të mjaftueshme për parregullsi në këto vendvotime.

    “Paneli vlerëson se parashtruesja e apelin në mbështetje të pretendimeve të saj, nuk ka ofruar dëshmi të qarta dhe bindëse me shkeljet e pretenduara për mospërputhje të rezultateve dhe, edhe pse në kuptim të nenit 117 paragrafi 3 të LZP-së, barra e të aprovuarit bie mbi ankuesin, në rastin konkret, paneli, nuk mundi të konstatoj se ka pasur manipulime gjatë numërimit të votave për kandidat të këtij subjekti politik, ashtu siç pretendon ankuesi, për faktin se thëniet e tij nuk mbështeten në asnjë provë konkrete por janë vetëm pretendime të saj”.

    Megjithatë, Kajtazi ka bërë të ditur se do të përcjellë ankesën e saj edhe në Supreme.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark