Zlatan Ibrahimovic është fenomenal. Pas fitores kundër Atalantës ai takoi të gjithë shokët e skuadrës për t’i përgëzuar, edhe pse vetë nuk luajti.
Suedezi po e shijon atë që shokët e tij po bëjnë në fushë dhe ai po e jep kontributin e tij edhe pa luajtur, për shkak të dëmtimeve të fundit.
Adrenalina e tij është e pashmangshme dhe një video para ndeshjes është bërë virale.
Teksa autobusi i futbollistëve po shkonte në San Siro, Ibra po festonte nga brenda dhe me grushte ai arriti të thyente xhamin e përparmë të autobusit. Video sigurisht u bë virale më pas.