Qendërmbrojtësi dardan, Ibrahim Dreseviq edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra holandeze, SC Heerenveen.
Përmes një postimi në rrjetin social, “Facebook”, Dreseviq falënderoi klubin për të gjitha që i ka dhënë.
“Faleminderit Heerenveen për të gjitha”, shkroi siper dy fotografive.
Ndryshe, në listën listën e futbollistëve që Giresse do t’i ketë në dispozicion për katër ndeshjet e muajit qershor që zhvillohën në kuadër të Ligës së Kombeve është edhe Dreseviq.
/Insajderi.org