×
  • Showbiz
  • Show

    Ibrahimovic bëhet viral me rolin e tij të ri si “bodyguard” i personazhit të njohur (VIDEO)

    Insajderi
    06 August 2022 - 12:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aktualisht Zlatan Ibrahimovic nuk po aktivizohet në fushën e lojës me Milanin pasi vjen nga një operacion dhe këtë kohë të lirë, po e shfrytëzon të bëjë shakat e tija që e karakterizojnë.

    Sulmuesi suedez i milanit, i cili është mik me influencuesin e njohur të rrjeteve sociale, Khaby Lame, ka bërë rolin e “rojes” me një video të postuar në rrjetet sociale.

    Zlatan u hoq si një bodyguard personal i Khaby Lame. Në video supozohet se një person nga një makinë tjetër paralele po kërcënonte Lame dhe kështu ai thirri Ibrahimovic-in për ta mbrojtur. Suedezi shfaqet i veshur me të zeza dhe del përpara për ta mbrojtur influencuesin.

    Në përshkrimin e videos thuhet “ Mos u ngatërro me ne”. Kjo video është bërë menjëherë virale duke marrë rreth 3 milionë like dhe 36 mijë komente në Instagram./ h.ll/albeu.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark